10.1C
Pristina
2 Mars, 2021 - 14:54

Qytetari nga Skenderaj: Albin Kurti nuk ka pasë çka me lypë në Skenderaj, e din ai çka ka folë për Hashim Thaçin

Qytetarët e Skenderajit janë deklaruar rreth vizitës së kreut të VV-së, Albin Kurti para dy ditësh në këtë komunë, vizitë kjo që u shoqërua me tensione të shumta.

Disa nga ta e kanë konsideruar provokim vizitën e Kurtit në komunën që siç thonë ata konsiderohet si baza e PDK-së, por disa të tjerë kanë thënë se tensionet ishin të panevojshme.

“Nuk duhet… e din ai çka ka folë për Hashimin dhe nuk ka pasë nevojë me ardhë këtu me provoku se e din që është baza e PDK-së, nuk ka pasë çka me lypë”, ka thënë njëri nga ta.


“Më së paku i ka takuar demokracisë ky incident, pa marrë parasysh cilës parti i përkasin, duhet me votu lirshëm, vullnetin e tij duhet me shpreh”, ka thënë një tjetër.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar personat që sulmuan kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në qytetin e Skenderajt, dy ditë më parë.

Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore në Skenderaj. Një grup i njerëzve fyen dhe sulmuan me gjësende të ndryshme të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, pas arritjes në qytet.

Të fundit

Të tjera nga rubrika