16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Qytetarët kosovarë revoltohen me ndryshimet e fundit për viza nga Ambasada Gjermane

Ambasada Gjermane në Kosovë së fundmi doli me një njoftim se terminet e vizave Schengen për udhëtime turistike në Gjermani, tani mund të rezervohen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit VisaMetric.

- Advertisement -

DTV ka vizituar zyrat e VisaMetric, ku përveçse nuk u lejua kamera dhe gazetarja e televizionit që të bisedojnë me qytetarët, televizionit iu ndalua edhe që të marr pamje nga larg.

Derisa thuhet se ky shërbim ka dëshmuar veten, aplikantët e thonë të kundërtën. Madje, shumë të mllefosur tregojnë që VisaMetric po i zhvatë qytetarët në mënyrën më të keqe, duke bërë thirrje nga ambasda gjermane që të ndalojë këtë shërbim.

Qytetarja Shkurta Shala, para kamerës së televizionit, ka thënë se përkundër sa ka paguar 80 euro më shumë për shërbimin “VIP”, ajo prapëseprapë nuk ka marrë shërbime kualitative.

- Advertisement -

Nuk pata ndonjë lehtësi, vetëm vështirësi. P.sh e kam paguar sistemin VIP që e kam paguar 80 euro më shumë dhe kam pritur 4 orë më shumë. 30 euro posta, kurgjo tjetër.

Për shkak të radhëve të gjataqë janë krijuar para VisaMetric, janë ankuar edhe banorët e zonës përreth, të cilëve u është vështirësuar lëvizja.

Një qytetare tjetër, me emrin Elfete është shprehuar e tmerruar me shërbimet e VisaMetric. Ajo ka thënë se kjo është plaçkitje në pikë të ditës.

- Advertisement -

“Tmer. Tmerr, tmerr, tmerr. Staf që nuk di me punu, plaçkitje në pikë të ditës. 90 euro me na i pru dokumentet në shtëpi. Lehtësira nuk ka. Shiheni gjendjen brenda, është plaçkitje”, ka thënë ajo.

Më 13 shtator, ambasada gjermane lëshoi njoftimin se aplikimi për vizë do të mund të bëhet vetëm nëpërmjet VisaMetric, kompani e cila do t’i dërgojë më pastaj aplikacionet te ambasda për ekzaminim.

“Ofruesi i shërbimit VisaMetric ju ndihmon të bëni aplikimin tuaj për vizë Schengen. Ai dërgon dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikimi do të vazhdojë të ekzaminohet dhe vendoset. Pastaj merr pasaportën nga ofruesi i shërbimit. Ofruesi i shërbimit do të lejojë një takim dukshëm më të shpejtë, i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për aplikim”, njoftoi ambasada.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -