17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Qeveria miratoi vendimin për çmimet e karburanteve, kreu i naftëtarëve: S’e kemi pranuar ende

Qeveria ka miratuar një udhëzim administrativ, përmes të cilit synon rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani i cili u alarmua që prej kur Qeveria paralajmëroi nxjerrjen e këtij akti nënligjor, i tha Gazetës Express se nuk e kanë pranuar ende vendimin e Ekzekutivit, dhe si rrjedhojë, s’mund të deklarohen ende.

“Ne ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Qeveria. Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me perfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosove, dhe për këtë nuk mund të deklarohemi”, tha Berjani.

Çmimet e naftës dhe benzinës kanë arritur në nivele rekord kohët e fundit dhe ndërhyrja e Qeverisë u cilësua si brutale nga naftëtarët.

Në një letër që kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës. Ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre s’merren parasysh.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në fjalën para kabinetit qeveritar tha se si kanë vërejtur mospërputhje në çmimet e naftës në treg dhe se këto veprime po i ndërmarrin për t’i mbrojtur konsumatorët.

- Advertisement -

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës në treg. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë miratimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha Hajdari.

Sipas draftit të këtij vendimi të publikuar në media, së paku 2 deri 3 centë është paraparë të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë.

Ndëkraq, 10 centë për litër është paraparë të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.

- Advertisement -

Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë.

Të fundit
Lajme të lidhura