8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Qeveria merr vendim për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.

Ai ka thënë se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit.

- Advertisement -

Pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023 s’do të ketë targa të tilla.

“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi.

- Advertisement -

Deri me 21 nëntor do të jetë masa a qortimit.

Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj.

- Advertisement -

Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -