fbpx
-0.9 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Qeveria ia “mësyen” sërish veriut, merr vendim për shpronësim tokash në Leposaviq

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike.

Në këtë mbledhje respektive ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

Këto projekte parashihen të realizohen në dy zona kadastrale Dren dhe Leshak, pjesë të Komunës së Leposaviqit.

- Advertisement -

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Megjithatë, sa i përket këtij vendimi, ka munguar informacioni shtesë, që gjithsesi pritet të mësohet orëve në vijim.

Kujtojmë se kjo ishte mbledhja numër 119 e këtij ekzekutivi.

Së fundi

- Advertisement -

Dhjetori nuk ishte edhe aq i mirë për banorët e veriut në përgjithësi. Kjo për shkak të vendosjes së barrikadave nga ana e strukturave kriminale.

Postblloqet u vendosën me datën 10 dhjetor, si shenjë proteste ndaj arrestimit të Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, që u arrestua për shkak të moszbatimit të urdhrit zyrtar.

Megjithatë, një vendim i gjykatës për dërgim në arrest shtëpiak të tij, pas 18 ditësh qëndrimi në stacionet “artificale”, ktheu gjërat në “binarë”.

- Advertisement -

Me datën 29 të muajit e vitit që lamë pas, filloi heqja e këtyre barrikadave.

Leposaviqi

Komuna e Leposaviqit është Komuna më veriore e Kosovës, me sipërfaqe prej 750km2 dhe gjendet në Luginën e Ibrit.

Kufizohet me shpatet e Kopaonikut në lindje, dhe me ato të Rogoznës në perëndim, ndërsa përfshin qytetin e Leposaviqit me 72 fshatra me gjithsej 18.600 banorë.

Struktura demografike

Serbë të Kosovës: rreth 18.000 prej tyre jetojnë në qytetin e Leposaviqit dhe në fshatrat përreth;

Shqiptarë të Kosovës; rreth 270 prej tyre jetojnë në fshatrat Koshtovë, Bistricë e Shalës dhe Cerajë.

Boshnjakë të Kosovës: 350, prej të cilëve rreth 120 jetojnë në qytet dhe 230 në fshatra;

Romët dhe ashkalitë e Kosovës: 24 prej tyre jetojnë në kamp në Leposaviq, 41 prej tyre në fshatin Kamen (Rom ortodoks)./Nacionale

- Advertisement -

Të fundit

“A e ka Kurti gati letrën e dorëheqjes?” – kjo është përgjigjia e Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -