fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

“Qentë endacakë vijnë nga Serbia”, çfarë thotë Ministri Krasniqi për deklaratën e asamblistit të VV’së

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hezituar të komentojë deklaratën e asamblistit të VV-së në Prishtinë, Arianit Beqiri se “qentë endacakë vijnë nga Serbia”.

Ai në një intervistë në emisionin “Frontal” të T7 është pyetur për këtë deklaratë, por ai tha se nuk mundet ta komentojë për dy arsye.

- Advertisement -

“Nuk mundem me komentu, për shkak se as nuk e kam dëgju këtë deklaratë e as nuk preferoj me diskutu për situata të tilla”, tha ai, derisa foli për Strategjinë për qentë endacakë.

“Kemi përfundu strategjinë, është votu në Qeveri dhe tani të gjitha institucionet përgjegjëse e kanë shumë të qartë përgjegjësinë e tyre dhe unë jam në pritje të raportimit nga ana e zëvendësministrit”, tha ai.

Asamblisti i VV-së, Arianit Beqiri, para dy ditësh në KTV, tha se qentë endacakë hyjnë edhe nga Serbia.

- Advertisement -

“Është e qartë që ne kemi qenë endacakë, që hyjnë edhe nga shtetet fqinje, sidomos nga Serbia. Edhe po, prapë se prapë, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm me të cilin e dimë cilët pronarë cfarë qensh kultivojnë. Kjo është një, e dyta pastaj është edhe edukimi që nuk e kanë disa pronarë që kanë qenë…”, ka thënë Beqiri.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -