fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Qentë endacakë kafshojnë për vdekje gazetarin serb

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Radosavleviq është suImuar nga një tufë qensh endacakë në afërsi të vilës së tij në Kosmaj

Gazetari, analisti mediatik dhe njëri nga themeluesit e Grupit Prodhues “Mrezha”, Vladan Radosavleviq (62) vdiq tragjikisht, ndërsa gruaja e tij Olga (58) u plagos rëndë pasi mbrëmë në malin Kosmaj në afërsi të Beogradit u sulmuan nga qentë endacakë, ka konfirmuar drejtoresha e “PG Mrezha”, Lila Radonjiq.

- Advertisement -

Radosavleviq është sulmuar nga një tufë qensh endacakë në afërsi të vilës së tij në Kosmaj, ndërsa gruaja e tij Olga, të cilën e thirri për ndihmë, është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente.

Duke marrë parasysh rrethanat, llojin dhe natyrën e lëndimeve – do të transferohet nga Qendra Emergjente në Klinikën Infektive për vëzhgim të mëtejshëm.

MPB-ja ka dhënë detaje të tjera konfirmoi se në sulmin në Kosmaj ka mbetur i vrarë një 62-vjeçar dhe se bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Radosavleviq ishte gazetar i ish-Studio B dhe drejtor i programit NTV Studio B. Ai është një nga themeluesit e Grupit të Produksionit “Mrezha”, dhe një kohë ishte edhe drejtor i Qendrës Mediale.

- Advertisement -

Ndërkaq, gruaja që ushqeu qentë që kafshuan deri në vdekje gazetarin dhe analistin Radosavljeviq deklaroi se pronari i kafshëve është në burg duke vuajtur dënimin dhe se një grua, e cila aktualisht ndodhet në Francë, ishte punësuar për të ushqyer qentë.

Mesa duket, në afërsi të vendit të ngjarjes së djeshme jeton një e moshuar që ushqen herë pas here qentë.

Shkaku i vdekjes së Vladan Radosavleviqit do të përcaktohet në autopsi. Supozohet se qentë e kanë kafshuar dhe i kanë prerë një arterie në këmbë dhe për pasojë ka derdhur shumë gjak.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -