16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Qendron Kastrati: Ja çka iu thashë policisë serbe kur më pyetën se sa e njeh Fatmir Limajn dhe pse ke dalë nga VV-ja

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është marrë në pyetje nga autoritetet serbe të shtunën që lam pas (13 gusht), në pikën kufitare Dheu i Bardhë në Kamenicë. Qëndroni por udhëtonte për në Vjenë.

- Advertisement -

Në një bisedë me Periskopin, Kastrati rrëfen fillimisht kështu:

“Unë isha tuj udhëtu në linjën Prishtinë-Vjenë me autobus edhe ndërkohë na kanë ndalë. Pas ni kohë janë ardhë dy policë, më kanë kërku mu edhe më kanë shoqëruar në zyre. Pastaj më kanë thënë që duhet me pritë se ka me ardhë dikush met marrë në pyetje. Unë i kam paralajmëruar që duhet paraprakisht me ditë arsyen e ndalimit. I kam thënë që autobusi po insiston me shku, unë thashë që pëlqimin tim nuk e keni sepse unë kam të drejtë udhëtimin transit nëpër Serbi edhe nëse dikush ma pamundëson këtë unë kam me i shfrytëzu të drejtat e mia me u anku”, thot Kastrati për Periskopin.

“Pas ni kohë me kanë ardhë persona civilë me kanë shoqëruar në një zyre tjetër, ku ishin ata dy personat civil edhe filluan menjëherë më pyetje si ku ke me u anku”, vazhdon tutje Kastrati.

- Advertisement -

Lidhur me pyetjet se ‘sa e njeh Fatmir Limajn, pse ke dalë nga Vetëvendosja’, etj, Qëndron Kastrati tha se ka refuzuar t’u përgjigjet që të gjithave.

“Dhe filluan menjëherë më pyetjet politike. Sa e njeh personalisht Fatmir Limajn, pse ke dalë prej Vetëvendosjes, a i njeh figurat politike qendrore etj. Unë kam refuzuar me hy në këtë diskutim edhe me u përgjigje”, tha Kastrati për Periskopin.

Kastrati rrëfen ngjarjen, duke treguar se policia serbe e mbajti në kufi, rreth një orë e gjysmë.

- Advertisement -

“Ju kam thënë që duhet me m’njoftu kush jeni edhe arsyen pse më keni ndalë edhe më takon me pas avokat. Më kanë ndalë nja 1 orë e gjysmë. Ku edhe tentonin me pa se mos kam ndërruar mendje edhe jam i gatshëm me folë për çështje politike por asnjë moment nuk kam pranuar. Në ndërkohë ju kom thonë që është tu u bo ni kohë ku keni drejt ju me mnjoftu me urdhëresë të prokurorit ose ju kush jeni dhe më kanë thënë që po e presin një përgjigje prej Beogradit nëse mundemi met leju ose jo edhe mas ni kohë më thanë është koha me t’përshëndetë edhe mundesh me shku”, thotë ai.

Kastrati: E dija se iu interesojnë figurat kryesore të UÇK-së

Kastrati rrëfen tutje këtë ngjarje, duke treguar se sa ishte kryetar i Kamenicës, kishte marrë informacione nga qytetarët e Republikës së Kosovës që ndalohen shpesh nga policia serbe në kufi dhe merren në pyetje, se çka në të vërtetë mund ta pyesnin.

Thotë se çdo 20-30 minuta kishte pyetje për figurat e UÇK-së

“Ndërkohë polici ma ka pru ni letër, ndërkohë i kam thanë duhet me ma dhanë arsyen se qysh ju kam paralajmëruar ose unë kam me bo ankesë. Unë e mora të mirëqenë se aty është arsyeja për shkak të gjuhës, ndërkohë kur kam raportuar tek institucionet e Kosovës, më kanë njoftu që ajo letër nuk është që më është refuzuar e drejta me lëvizë nëpër Serbi.

Duke pasur parasysh që kam qenë kryetar i Kamenicës, tuj pas parasysh që kam dëgju edhe prej rasteve tjera është ni qëllim me u mundu me marrë në pyetje njerëz sa më shumë në veçanti për figurat kryesore të UÇK‘së që janë në Gjykatë Speciale. Këto kanë qenë pyetjet, çdo 20-30 minuta se e kuptojshin që po i njoh rregullat dhe nuk po flas për këtë punë”, tha Kastrati./Periskopi

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -