13.1 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Putin rekruton dhe paguan palestinezët që të luftojnë në Ukrainë

- Advertisement -

Shumica e palestinezëve të dërguar në front të Ukrainës vijnë nga kampi i refugjatëve në Ain al-Hilawe, më i madhi në Liban. Sipas raporteve këta palestinezë që u janë bashkuar forcave ruse paguhen me 350 dollarë nga entitete ruse, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas raportit të portalit The Media Line që kanë mësuar nga burimet brenda inteligjencës së Libanit se rekrutimi i palestinezëve po kryhet nga aktivistë të ndërlidhur me ambasadën palestineze në Liban.

Ata që po regjistrohen janë të lindur pas vitit 1969 pasi ata të lindur para këtij viti nuk kanë dokumentacion të rregullt nga autoritetet libaneze, që ua lehtëson udhëtimin e pjesëmarrjen si mercenarë në luftëra. Qeveria e Libanit nuk ka burime për të monitoruar lëvizjet e këtyre rekrutëve palestinezë të Rusisë.

- Advertisement -

Rekrutët raportohet se janë anëtarë të lëvizjes politike palestineze Fatah, që udhëhiqet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Ka edhe nga organizata të tjera se Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Individët raportohet se marrin një pagë mujore dhe kompensim për familjet e tyre në këmbim për pajtimin e pjesëmarrjes në konfliktin e Ukrainë në krah të forcave ruse.

Sipas burimit të inteligjencës të Libanit,se organizata terroriste Hezbollah me bazë në Liban dhe e mbështetur nga Irani është e përfshirë në koordinimin e rekrutimit të palestinezëve në kampe.

- Advertisement -

Nuk është e qartë sa palestinezë kanë rekrutuar që të luftojnë për Rusinë, por mendohet se janë përafërsisht 300 individë që tashmë kanë përfunduar stërvitjet e përshpejtuara në Rusi dhe janë dislokua në vijat e frontit.

Në kampin e refugjatëve Ain al-Hilaweh, një grup tjetër prej rreth 100 luftëtarëve të tjerë raportohet se po organizohen për udhëtim në Rusi në të ardhmen e afërt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -