23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Putin nuk i mbet hatri për sanksionet nga Bosnje Hercegovina thotë se e ka ‘shok’ Dodikun

Në panelin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik.

Putin më pas konfirmoi se Bosnja i ishte bashkuar vendimit të BE-së dhe kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë por ai theksoi se marrëdhëniet do të vijojnë mes dy palëve.

“Rusia ka disa vështirësi në marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën, sa i përket aksesit të vendit në sanksione, por marrëdhëniet vazhdojnë dhe do të zhvillohen”, tha Putin mbrëmë pas takimit me Dodik.

Një pjesë e fjalimit të Putinit drejtuar Dodikut u publikua në faqen e Kremlinit në fillim të takimit, në të cilin Putin tha se e vlerëson shumë qëndrimin e Dodikut për çështjen e sanksioneve.

“Ne kemi zhvilluar marrëdhënie shumë të mira që kur ju drejtuat Republika Srpska, por edhe në cilësinë tuaj të tanishme,” tha Putin, duke falënderuar Dodik që erdhi në Shën Petersburg, duke shpresuar se qëndrimi i tij ishte i dobishëm dhe interesant.

“Fatkeqësisht, në kushtet aktuale, ne kemi disa vështirësi me Bosnjën dhe Hercegovinën në lidhje me aksesin në sanksione, por ne e dimë pozicionin tuaj dhe e vlerësojmë shumë atë. Pavarësisht të gjitha vështirësive, marrëdhëniet vazhdojnë dhe do të zhvillohen, veçanërisht me ata që duan të ruajnë ato marrëdhënie. Dhe me sa di unë, ju jeni një nga ata njerëz”, i tha Putin Dodik.

Të fundit
Lajme të lidhura