15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Putin dëshiron që Iufta të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se dëshiron që Iufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në një samit në Uzbekistan, gjatë bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi, shkruan Skynews.

- Advertisement -

Unë e di që epoka e sotme nuk është një epokë Iufte dhe unë kam folur me ju në telefon për këtë”, i tha Modi udhëheqësit rus, duke shtuar se tani nuk ishte koha për konflikt me shqetësimet rreth ushqimit karburantit dhe sigurisë.

Putin tha se i kuptonte shqetësimet e kryeministrit indian për konfliktin në Ukrainë.

Unë e di për pozicionin tuaj në lidhje me konfIiktin në Ukrainë dhe unë e di për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -