15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Pushtimi i Ukrainës nuk shkoi sipas planit, Putin jep urdhër që ushtrisë ruse t’i shtohen edhe 137 mijë ushtarë

Lufta në Ukrainë nuk është duke shkuar siç e kishte planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, kjo për faktin se çdo ditë raportohet për numër të madh të ushtarëve të eliminuar rusë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon se Putin ka urdhëruar rekrutimin e 137 mijë ushtarë tjerë, që deri më 2023 do të regjistrohen dhe të jenë pjesë e forcave mbrojtëse të Rusisë.

- Advertisement -

Rritja në numër, që pritet të hy në fuqi me 1 janar, do ta dërgonte me 1.15 milionë numrin e personelit ushtarak.

Dekreti i presidentit rus- i publikuar në faqen legjislative të qeverisë- nuk jep detaje se si do të arrihet ky numër.

Kremlini ka mohuar pretendimet e një mobilizimi të gjerë, duke thënë se vetëm vullnetarët me kontratë ushtarake mund të marrin pjesë në atë që e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

- Advertisement -

Moska nuk ka publikuar shifra rreth humbjeve që në javët e para të konfliktit, kur kishte thënë se 1.351 ushtarë ishin vrarë.

Në anën tjetër, Ukrana thotë se deri më tani ka vrarë 45 mijë trupa ruse që nga 24 shkurti, dita kur forcat e Vladimir Putinit pushtuan Ukrainën.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -