8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Publikoi sekretet e Pentagonit, momenti kur FBI arreston 21- vjeçarin

- Advertisement -

Një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts u arrestua nga FBI të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara që janë postuar në internet, sipas një zyrtari amerikan të njohur me këtë çështje.

I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve “shumë të ndjeshme” të Pentagonit dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Emrin e tij e zbuluan zyrtarë amerikanë për CBS News. Ndërsa New York Times raportoi më herët se materialet u pulikuan në një platformë të mediave sociale të njohura me videolojtarët.

- Advertisement -

New York Times citoi se njëri prej anëtarëve të grupit online, tha se e kishte njohur prej të paktën 3 vjetësh personin që zbuloi dosjet. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete mësohet se janë bërë publike.

Jack Teixeira

Përveç vlerësimeve për luftën në Ukrainë, lëvizjeve të disa shteteve për ta ndihmuar Kievin ose Moskën me armë, në dokumente është shfaqur dhe një informacion se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar sistematikisht shefin e OKB Antonio Guteres.

- Advertisement -

Sipas informacioneve sekrete, Uashingtoni vlerëson se Guterres ka qenë i gatshëm të mbrojë interesat ruse dhe se është treguar shumë i butë me të.

Lidhur me zhvillimet në Pentagon ka reaguar dhe presidenti amerikan, Joe Biden. Kreu I Shtëpisë së Bardhë u shpreh i shqetësuar për rrjedhjen e dokumenteve “top secret”, por nënvizoi se nuk sheh rreziqe imediate për vendin e tij.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -