15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Publikohet indeksi: Kosovarët janë populli më bamirës në Evropë

Kosovarët janë populli më bamirës në Evropë. Kurse në botë e zënë vendin e nëntë.

Këtë listim e ka bërë Indeksi Botëror i Bamirësisë për vitin 2021.

- Advertisement -

Sipas raportit, 68% e kosovarëve japin lëmoshë për njerëzit në nevojë që edhe mund të mos i njohin. 59% e qytetarëve japin donacione bamirësie, ndërsa 10% kanë thënë se bëjnë punë vullnetare në shenjë ndihme.

Bujaria e kosovarëve u vërejt edhe në meshën e së hënës në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, teksa të gjithë nga pak i mbushën me para shportat e bamirësisë.

Besimtarët thonë se frymëzim për bujari e kanë Nënë Terezën, gruan që mision jetësor e pati ndihmën ndaj nevojtarëve.

- Advertisement -

Shifrat i konfirmon edhe organizata bamirëse “Islamic Relief Kosova” që thotë se bujaria e kosovarëve shpesh i ka çuditur.

“Kemi njerëz që kanë të ardhura mesatare apo nën mesatare, dhe prapë se prapë kontribuojnë në aksionet tona. Kemi pasur raste të bizneseve që kanë thënë se janë në buzë të falimentimit, por nuk i kanë ndalur ndihmat”, thotë Lavdim Gashi nga kjo organizatë, raporton klankosova.

Zemërgjerësia është pjesë e kulturës, thonë edhe vetë qytetarët. Madje shtojnë se këtë virtyt e kanë edhe shqiptarët që jetojnë në vende tjera.

- Advertisement -

Vendi më bamirës në botë ka dalë Indonezia, me 69% të popullsisë të përfshirë në vepra humanitare.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -