20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Publikohen pamje nga Dhërmiu: Plazhi tërësisht i boshatisur shkaku i çmimeve

Ngritja e çmimeve në plazhet e Shqipërisë këtë vit ka qenë një ndër arsyet kryesore që ka nxitur reagimin e turistëve nga Kosova.

Megjithëse kriza ekonomike tashmë ka prekur të gjitha vendet e botës, turistët janë ankuar për disa ngritje të çmimeve që për ta kanë qenë të paarsyeshme.

Kjo çështje ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili para pak ditësh ka deklaruar se në jugun e Shqipërisë bizneset kanë bërë ngritje të mëdha të çmimeve, andaj edhe është zvogëluar numri i turistëve këtë vit.

E zvogëlimi i numrit të turistëve në jugun e Shqipërisë vërehet edhe në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, ku shihet një plazhe me shezlone të zbrazëta në Dhërmi.

“Ku ndodhen turistët”, shkruan në mbishkrimin e videos.

Të fundit
Lajme të lidhura