Në një vetaksident në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël dhe Shajkovcin në Podujevë kanë vdekur dy persona. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe si pasojë e aksidentit është lënduar edhe një person i tretë duek pësuar lëndime të rënda trupore.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me hetimin e shkaqeve të vetaksidentit janë duke u marrë hetuesit dhe njësiti i trafikut.
Ndërkohë mediat lokale të Podujevës kanë publikuar fotografitë e dy viktimave, njëri 42 vjeç dhe tjetri 28