1.6 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Pse nuk e zbatoi kërkesën për shtyrje 10 mujore, çfarë u tha Kurti deputetëve

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se arsyeja pse nuk e ka pranuar shtyrjen e vendimit për targat 10 mujore ose 1 vit ka qenë sepse sipas tij “kjo do ta tregonte paaftësinë e shtetit”.

“Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

- Advertisement -

Ka thënë se gjashtë vetura të serbëve u dogjën pasi targat iu konvertuan në RKS.

“Nuk mundemi për një veturë të djegur ta shtyjmë afatin dy muaj”.

Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS.

- Advertisement -

Në këtë mënyrë Kurti iu përgjgj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili pos tjerash tha se “Qeveria duhet t’i ketë kujdes raportet me SHBA-të dhe BE-në”.

“Fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi për këtë duhet t’i renditni gjërat”, ka thënë Kasniqi.

Atij Kurti ia kthehu se “jo fjalën e fundit, por Kuvendi duhet ta ketë fjalën vazhdimisht”.

- Advertisement -

“Unë jam kryeministri më i rregullt në Kuvend, mendje më shumë se sa shumë deputetë”, ka deklaruar Kurti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -