fbpx
4.2 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Pse ndërkombëtarët nuk po i bëjnë presion Serbisë për situatën në veri?

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Profesori dhe analisti Blerim Latifi pyet se pse askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë për situatën e krijuar në veri të vendit.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo çka po bën Serbia në veri është e paligjshme, pra thotë se është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme te shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

“Kjo qa po ndodh në veri, në terma të politikës normale ndërkombëtare quhet ndërhyrje e një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër, kjo cka po bën Serbia.

Pse kurrkush nga Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën Serbisë presion me thanë që kjo cka po bën ti është e paligjshme”.

Ai thotë se ndërkombëtarët ndërhyrjen e Serbisë po e konsiderojnë normale.

“Ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë po e konsiderojnë krejtësisht normale, pothuajse legjitime, këtu është problemi, nuk ka presion te Serbia. Kam frikë se perëndimi ka arritur në një konsensus të heshtur që serbëve në Kosovë duhet me ju njoft një status i veçantë, special”.

- Advertisement -

Të fundit

Media e Vuçiqit: Britanikët nga hija po e trimërojnë Kurtin të kushtëzojë për Asociacionin

Mediumi serb “Novosti”, i kontrolluar nga Aleksandar Vuçiq, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti vendosi që të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -