5.1 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 05:07

Pse Moska dhe Pekini po mundohen ta turpërojnë Gjermaninë para botës?

Nga Clemens Wergin, Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Korrespondent Kryesor i Politikës së Jashtme

Në Këshillin e Sigurimit të KB, Rusia dhe Kina sulmuan ambasadorin gjerman me agresivitet të pazakontë. Qeveria federale është përgjegjëse për situatën humanitare në Siri. Ekziston një llogaritje shumë specifike prapa sulmit dhe kohës.

Para se ti jepnin lamtumirën, i dhanë një goditje tjetër të fortë: pak para përfundimit të anëtarësimit të përkohshëm gjerman në Këshillin e Sigurimit të KB, përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës sulmuan me agresivitet ambasadorin gjerman në KB Christoph Heusgen. Në një seancë mbi Sirinë, ai kritikoi se Rusia dhe Kina, me bllokadën e tyre në Këshillin e Sigurimit të KB, po kontribuojnë në vështirësimin e dërgesave të rëndësishme të ndihmave humanitare në Siri.

Regjimi i diktatorit Bashar al-Assad tani lejon vetëm dërgimin e ndihmave përmes një kalimi të vetëm kufitar dhe gjithmonë mund të mbështetet në mbështetjen e Moskës dhe Pekinit, në Këshillin e Sigurimit të KB. Prandaj Heusgen i quajti përpjekjet e tilla “shumë cinike”, kur dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB ankohen se furnizimet me ndihma humanitare nuk po dërgohen në Siri.

Këshilli i Sigurimit i KB ” lejoj vuajtjet “ e njerëzve” në Siri, u ankua Heusgen. Rusia jo vetëm që mbështet sundimtarin sirian Asad në luftën civile, por gjithashtu kontribuon në “vuajtjen dhe vdekjen” e vetë njerëzve.

Ministri Federal i Jashtëm Heiko Maas (SPD) , bëri një vlerësim të dy viteve të punës gjermane në Këshillin e Sigurimit këtë javë dhe kritikoi faktin që anëtarët e përhershëm të trupit shpesh, bllokonin njëri-tjetrin. “Këshilli i Sigurimit ishte i polarizuar shumë shpesh,” tha Maas. Një nga momentet më të vështira ishte kur Rusia dhe Kina pothuajse parandaluan hyrjen e ndihmave humanitare në Siri. Hudhja e tillë e fajit nga ambasadori gjerman Heusgen Rusisë dhe Kinës, nuk u pëlqeu fare. Nën-ambasadori rus i KB-së Dmitri Poljanski iu përgjigj Heusgen se, nëse Këshilli i Sigurimit lejon gjendjen mjeruese mbi popullsinë Siriane, kjo bëhet për shkak të “sjelljes hipokrite” të Gjermanisë dhe Perëndimit.

Duke iu drejtua drejtpërdrejt Heusgenit, ai i tha: “Nuk do ta ndjejmë mungesën tënde”. Në fund të vitit, Gjermania do të largohet nga organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara, pas dy vitesh anëtarësie të përkohshme. Berlini ka bërë përpjekje disa kohë, për të marrë një vend të përhershëm, në Këshillin e Sigurimit të KB.

Moska tani po e refuzon qartë këtë. Për shkak të sjelljes së përfaqësuesve gjermanë në Këshillin e Sigurimit, shumë shtete anëtare të KB, të cilat kishin qenë më parë në favor të anëtarësimit të përhershëm të Gjermanisë, tani pyesin veten nëse “kaq shumë cinizëm” duhej lejuar në organin e KB, tha Poljanski.

Përfaqësuesi kinez Yao Shaojun e vendosi Berlinin në vend edhe më qartë. “Paraqitja e Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit nuk i ka përmbushur pritjet e botës dhe pritjet e Këshillit,” tha diplomati kinez. Prandaj, mënyra gjermane, për anëtarësim të përhershëm do të ishte “e vështirë”.

Ambasadori gjerman i KB-së Heusgen është i njohur për paraqitjet e tij të drejtpërdrejtë dhe jo gjithmonë veçanënërisht ndjeshëm, si në rastin në fjalë ndaj Rusisë dhe Kinës, por ai rrallë ka hasur në një refuzim kaq të qartë, si në skenën e tillë të hapur. Sfondi i mosmarrëveshjeve të tilla është pothuajse po aq i vjetër sa lufta civile siriane, domethënë nëse një regjim vrasës si i Asadit, i cili vazhdimisht shkel ligjin ndërkombëtar, lejohet të kontrollojë shpërndarjet e ndihmave, të cilat gjithashtu janë të destinuara për pjesët e popullsisë, që Esadi po i lufton me gjak.

Asad dhe mbështetësit e tij në Këshillin e Sigurimit të KB në këtë rast Rusia dhe Kina, kanë këmbëngulur gjithmonë që ndihma të shpërndahet përmes regjimit, i cili i jep atij një fuqi të pushtetit dhe u mundëson njerëzve të vet të marrin trajtim preferencial. Perëndimi vazhdon të kërkonte marrëveshje për të siguruar ndihmë të drejtpërdrejtë për ata që u goditën më shumë nga lufta civile. Argumenti rreth asaj se sa kalime kufitare mund të përdoren për këtë, është vetëm versioni përfundimtar i këtij argumenti të gjatë.

Rusia ka qenë prej kohësh besnike ndaj Asadit dhe madje ka ndërhyrë ushtarakisht në luftën civile për ta mbështetur atë. Pozicioni i Moskës në Këshillin e Sigurimit të KB mbi Asadin është shumë i qartë. Për Pekinin, çështja është pak më abstrakte. Për disa kohë tani, Kina e ka pozicionuar veten shumë më me agresivitet si kundërshtarin ideologjik të Perëndimit dhe për këtë arsye, ka marrë anën e regjimeve autoritare dhe anti-perëndimore.

Dhe si shumë diktatura, Kina mbron me kokëfortësi sovranitetin e shtetit dhe konceptin e mosndërhyrjes në punët e brendshme kundër përpjekjeve të Perëndimit, për përhapjen e vlerave demokratike dhe liberale. Për Pekinin, çështja se kush kontrollon ndihmën humanitare për Sirinë, është gjithashtu një nga parimet. Në fund të fundit, çështja është që të parandalohen precedentët për ndërhyrje nga jashtë. Fakti që Kina është aq e zëshme në Këshillin e Sigurimit të KB është relativisht e re. Që kur Presidenti Xi Jinping mori detyrën në 2012, vendi ka zgjeruar në mënyrë sistematike ndikimin e tij në KB. Kontributet e Kinës në trupin botëror janë tani në vendin e dytë – pas atyre të SHBA. Angazhimi i Pekinit tradicionalisht, është përqendruar kryesisht në punën e zhvillimit.

Pekini po taktizon me Moskën

Por për disa kohë tani, Kina gjithashtu ka tërhequr muskujt e saj në zemër të KB: në fushën e paqes dhe politikës së sigurisë. Kjo është arsyeja pse zemra e KB, Këshilli i Sigurimit, po bëhet gjithnjë e më shumë një vëmendje e përqëndruar e Kinës. Pekini po praktikon një partneritet taktik me Moskën atje. Në korrik Rusia dhe Kina vunë veton për dorëzimin e mëtejshëm të ndihmës nga Turqia në Siri. Projekt-rezoluta u prezantua nga Gjermania dhe Belgjika.

Ironia: Pavarësisht shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin e tyre dhe refuzimit për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Siri, Kina u zgjodh një anëtar tre vjeçar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e KB në Tetor. Në rrjetin e 15 agjencive të specializuara të KB, Republika Popullore zë pozicione drejtuese në katër organizata – më shumë se çdo vend tjetër.

Kjo tregon se sa është rritur ndikimi i regjimeve jodemokratike në organizatat ndërkombëtare. Një faktor që u përkeqësua nga dështimi i SHBA si një komb kryesor perëndimor, në vitet e Trumpit. Pavarësisht nga tema specifike e mosmarrëveshjes dhe tendencat afatgjata në organizatat ndërkombëtare, Moska dhe Pekini gjithashtu duket se kanë synuar bashkarisht të pengojnë siç duket Berlinin dhe të angazhohen që mos tia vazhdojnë ulësen në Këshillin e Sigurimitnjë.

Vështirë se dikush beson se aplikimi i Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit ka automatikisht një shansë reale për sukses. Me sa duket, Rusia dhe Kina nuk donin ta humbnin rastin, për të poshtëruar përsëri Berlinin. Dhe kjo mund të ketë të bëjë me ndryshimin e qëndrimeve gjermane, ndaj Moskës dhe Pekinit.

Që nga përpjekja për vrasje të politikanit opozitar rus Alexej Navalny me helm nervor dhe trajtimi i tij në Berlin, qëndrimi i publikut gjerman ndaj regjimit të Putinit, është bërë shumë më negativ dhe kritikat ndaj qeverisë gjermane, janë bërë gjithashtu më të mprehta.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet me Kinën. Berlini e trajtonte Pekinin vetëm me doreza për shkak të interesave ekonomike të kompanive gjermane në perandorinë gjigante. Kjo po ndryshon që tani.

Goditja e lëvizjes për liri në Hong Kong, e cila gjithashtu shkel marrëveshjen me Britaninë e Madhe për kthimin e ish kolonisë, ka ndryshuar qëndrimet e publikut ndaj Pekinit . Dhe rreziku i paraqitur nga shtrirja agresive e Kinës dhe strategjia e saj e dominimit teknologjik, është bërë gjithashtu më e mprehtë në Gjermani këtë vit.

Është mjaft e mundshme që sjellja agresive e Kinës ndaj Heusgen në Këshillin e Sigurimit të KB ka për qëllim, të veprojë si një parandalues dhe si një shije paraprake e asaj që Berlini do të duhet të presë nga Kina, nëse miraton pozicione të tilla kritike ndaj Pekinit në të ardhmen.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!