fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Pse jam me Albinin, por jo me Vetëvendosjen

Duhet Lexuar

Nga Viktor Buzhala

Padyshim që udhëheqësi më i votuar dhe rrjedhimisht më i dashuri në Kosovë është Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai është edhe motori i Vetëvendosjes, partia që e ngriti vet deri në nivelet më të larta ndonjëherë.

Albini e ka zotësinë, intelegjencën dhe dëshirën për ta avancuar Kosovën. Fatkeqësisht partia e tij nuk e ka. Dhe për këtë ai nuk ka pikë faji.

Përmasat e tij janë dukshëm mbi partinë. Ai nuk ka faj që aty i kanë mbetur vetëm praktikanta e amaterë.

Ai do të donte ti kishte në parti dhe në qeveri Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun. Por, nuk i ka sepse kanë zgjedhur rrugëtim tjetër politik.

- Advertisement -

Ai do të donte ta kishte edhe Lumir Abdigjikun aty, por edhe ai ka rrugëtim tjetër.

Do të donte që të mos ia lëshonin partinë Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu dhe ti bënte pjesë të qeverisë. Por, ata zgjodhën të ikin nga aty. Nuk e donin Albin Kurtin kryeministër, përkundër faktit që populli kishte mendim tjetër, gjë që edhe u dëshmua.

Natyrisht, unë nuk mund ta mbështes aktivitetin e Rrahmanit a Korenicës, të cilët gjërat personale i vendosin para interesave të vendit.

- Advertisement -

S’mund ta mbështes as Haki Abazin, një profiter që mendon me kokën e Rockfellerave e jo të tijën. Njëjtë mendon edhe Albini.

Edhe më pak i mbështes ministrat në arsim apo shëndetësi, ku pritej përparim e ka degradim. As kta në dikasterët e ekonimisë nuk janë ndonjë pikë e ndritur.

E vetmja pikë ku nuk pajtohem me Albin Kurtin është çasja ndaj Amerikës dhe afria më e madhe me Francën e Gjermaninë. Ne jemi krijesë e Amerikës dhe duhet të bëjmē çdo gjë që na thonë ata pa asnjë hezitim.

Por, përderisa unë e di që Amerika nuk e braktisë asnjëherë Kosovën, por vetëm politikanët, atëherë është çështje e tij se si vepron. Në fund ai do ti merr kreditet apo do ta paguajë atë çasje.

Nē fund, për tē pasur sukses në qevetisje, albini duhet ta albinizojë edhe qeverinë, pra tē ketë përafrim të niveleve ndërmjet tij dhe ministrave. Ai pa diskutim duhet të ofrojë afër vetes në qeverisje individë me përvojë, të dëshmuar në menaxhim e në sektorë pëtkatës, që të udhëheqin pa frikë, sidomos pa paranoja.
Vetëm atëherë do të mbahet mend për qeverisje.

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -