5.1 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 05:37

Pse 10 qershori është datë e rëndësishme për shqiptarët

10 qershor është një ndër datat më të rëndësishme për popullin shqiptar, ku ndër vite kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme.

Në këtë datë është përvjetori i 137 i Lidhjes së Prizrenit (10.06.1878). Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut, që synonte bashkimin e Shqipërisë,

Në vitin 1999 janë dy ngjarje tjera që e karakterizojnë historinë tonë. E para është se më 10 qershor 1999 bëhet tërheqja e trupave serbe pas bombardiemve të NATO’së kundër Serbisë. Sulmet ajrore zgjatën 77 ditë, kur gjenerali Wesley Clarks raportoi në Këshillin e NATO-së se sulmet ajrore kishin detyruar Milloshevicin të tërhiqte forcat serbe nga Kosova. Kurse e dyta E në po këtë datë dhe këtë vit, është miratuar edhe Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kjo rezolute e përcaktoi statusin politik të Kosovë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

10 qershori i vitit 2007 sërish shënon një ditë historike. Presidenti amerikan Bush viziton Shqipërinë. Kjo vizitë do t

mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve jo vetëm për rëndësinë historike, por më tepër për surprizat e saj, pasi presidenti amerikan thyen rregullat e sigurisë, sidomos gjatë vizitës së papritur në Fush-Krujë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet përse këshilltarët e Xhorxh Uollter Bushit kishin përcaktuar Fushë-Krujën si një stacion të Presidentit të tyre, dhe pse njeriu më i fuqishëm në botë vizitoi këtë qytet të vogël e të varfër, që shqiptarët e njohin më së shumti për pluhurin dhe rrëmujën e tregut dhe që e vizitojnë me detyrim kur shkojnë në Krujë

Dhe sot në fshatin Boletini do të bëhet rivarrimi i heroit kombëtar Isa Boletini.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!