17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

PSD: Polici që përdori dhunë ndaj aktivistëve është militant i VV-së

Partia Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media, pas arrestimit të kryetarit Dardan Molliqaj dhe katër aktivistëve, në përfundim të protestës së veteranëve.

Në këtë konferencë foli anëtari Frashër Krasniqi, i cili lëshoi një mori akuzash drejt policëve, e në veçanti ndaj zyrtarit policor Blerim Shalës, të cilin ai e përshkruan me kapelë, e që sipas tij ka përdorur dhunë të tepërt në arrestimin e aktivistëve.

Sipas Krasniqit, ai ka goditur edhe me grushte njërin prej tyre, duke ia lënduar edhe krahun, për të cilin thotë se i kanë raportet mjekësore.

“Gjithçka deri këtu mundet me u dokë sikur janë një grup policësh të pasjellëshëm, por çfarë do të tregojmë sot është Blerim Shala, i cili nga postimet shihet qartë se është militant i VV-së dhe pushtetit, duke shpërndarë postime të ministrit Xhelal Sveçla“, tha Krasniqi.

Ai tha se polici Shala, i quan deputetët e opozitës gërdi, shpërndanë gjatë gjithë kohës postime që janë në mbështetje të Qeverisë dhe në të cilat, njerëzit kundër Albin Kurtit, konsiderohen të Beogradit.

“Pra jemi duke folur qartë, për një militant të VV-së, i cili leje qe nuk suspendohet nga puna, por atë e ndërsejnë të dal dhe ti rrahë aktivistët e PSD-së në rrugë, ndërsa ju e dini mirë se çfarë ka ndodh me policin Amir Hoxha, i cili u suspendua veç se ka fol“.

Nga PSD thonë se Molliqaj u arrestua dhunshëm dhe për këtë do ta dërgojnë rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Të fundit
Lajme të lidhura