17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

PSD ‘krijon’ festivalin Marigona Hill, këta do të ishin yjet

Pas dështimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate ka ironozuar me Qeverinë Kurti, duke “krijuar” Marigona Hill Festival.

Ka qenë aktivisti i PSD’së, Nol Nushi, ai i cili ka publikuar disa posterë të atyre që do të “performonin”, e që janë Kryeministri Kurti me ministrat e zëvendësministrat e tij.

Secilit prej tyre, Nushi u ka vendosur nga një nofkë. Nofka e Kurtit është “Big fraud”, që në shqip i bie “mashtruesi i madh”.

Liburn Aliut i është vendosur nofka “Dj Daja”, duke e lidhur me raportimet për dyshime për aferë korruptive në Ministrinë që ai udhëheq.

Të fotoja e Donika Gërvallës figuron nofka “Miss Tweet”, duke ironizuar kështu me huqjet e saj në Twitter.

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit
Lajme të lidhura