fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Protestuan kundër regjimit, Irani ekzekuton me varje dy persona

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Irani vazhdon ende të praktikojë ligjin me vdekje, këtë herë duke ekzekutuar dy burra të cilët janë dënuar për vrasjen e një anëtari të forcave ushtarake gjatë protestave.

Agjencia gjyqësore e lajmeve në Iran ka deklaruar ditën e sotme se: “Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”.

- Advertisement -

Nga raportimet e dritanishme është bërë me dije se Karami ishte 22 vjeç dhe Hosseini 39. Ata u gjykuan pa pasur akses te avokatët e zgjedhur prej tyre, si pothuajse të gjithë protestuesit e tjerë të arrestuar gjatë demonstratave.

Rrethanat në lidhje me vrasjen e Ajamianit nuk janë të qarta, pasi shpesh forcat paraushtarake Basij, marrin drejtimin për të sulmuar protestuesit duke përdorur mjete vdekjeprurëse.

Dënimet nuk bazoheshin në një akuzë penale në lidhje me vrasjen në vetvete, por ata u akuzuan për ‘moharebeh’, që do të thotë “luftë kundër Zotit”, një koncept i paqartë fetar. Republika Islamike e aplikon këtë akuzë ndaj njerëzve që mund të hyjnë në një konfrontim me forcat e sigurisë gjatë protestave.

Sipas raportimeve, dy vrasjet e fundit dyfishojnë numrin e ekzekutuar deri më tani në lidhje me protestat mbarëkombëtare.

- Advertisement -

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mijëra njerëz në valën e demonstratave që filluan me vdekjen në shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes për gratë.

Që nga fillimi i lëvizjes së protestës, gjykatat kanë dënuar me vdekje 14 persona në lidhje me demonstratat, sipas informacionit zyrtar.

Mes tyre, katër janë ekzekutuar, dy të tjerëve u është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa gjashtë janë në pritje të gjykimeve të reja dhe dy të tjerë mund të apelojnë.

- Advertisement -

Kujtojmë se më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë apelin e tij.

- Advertisement -

Të fundit

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -