fbpx
-0.9 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Propaganda e agjencisë ruse e lajmeve për vitin 2023, del me një parashikim për Kosovën e Bosnjën

Duhet Lexuar

Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” në parashikimin për vitin që sapo nisi, pretendon se Evropa është bërë vendi më i nxehtë në botë dhe Bosnja dhe “krahina jugore serbe” siç e quan ajo Kosovën, mund të eksplodojnë, shkruan “Alo”.

Sipas këtij mediumi, Evropa është bërë vendi më i nxehtë në botë, në këtë vit mund të eksplodoj jo vetëm Kosova por edhe Bosnja, shkruan agjencia ruse në parashikimin për 2023.

Bisedues të gazetës “Alo” theksojnë se një vlerësim i tillë dramatik është paksa i tepruar, për fat ka pak gjasa të realizohet sepse popullit serb konfliktet edhe luftërat e huaja i mjaftojnë dhe i kanë tepruar dhe nuk i do më.c

- Advertisement -

Rusët thonë se ngjarja kryesore në këtë vit mbetet “armiqësia në Ukrainë dhe çdo gjë ndërlidhet me rrjedhën e saj“.

Miroslav Bjegoviç, profesor dhe ekspert i sigurisë duke komentuar këtë parashikim tha se deklaratat e analistëve rus përbëjnë sfidë të sigurisë dhe nxisin shqetësim në hapësirat e Bosnjës dhe Kosovës, shpërndajnë frikë tek serbët, shqiptarët edhe boshnjakët të cilëve ju sugjerohet konflikti.

“Konsideroj se pikërisht këtyre popujve dhe hapësirave u mjaftojnë konfliktet sepse këta janë popuj që ndajnë fatin dhe hapësirën jetësore dhe duhet të jen të vetëdijshëm se ardhmëria e tyre është e ndërthurur dhe e përbashkët dhe duhen mbështetur në vetvete dhe dërgojnë porosi të përbashkët se vet kujdesen për fatin e vetë dhe të i lënë të qetë. Për dallim nga ata që propagandojnë konflikte, Serbia realisht angazhohet për paqe dhe stabilitet në rajon,për bashkëpunim dhe kufij të hapur dhe iu shtrin dorën e miqësisë dhe ndihmës” tha ai.

Njëjtë mendon edhe analisti Dejan Miletiç “ Ky parashikim është më shumë listë e dëshirave ruse se një vlerësim objektiv, posaçërisht lufta në BeH më djeg sytë, duke pas parasysh dëshirën e popujve për paqe edhe stabilitet dhe kushte për zhvillim të mëtejmë. Për realizimin e planeve strategjike serbe nevojitet stabilitet rajonal dhe forcim i bashkëpunimin në Ballkan. Kjo analizë tregon synimin e Rusisë për stimulimin e konflikteve tjera në Evropë. Besoj se populli serbe nuk do bëjë lufta të huaja” tha ai.

- Advertisement -

Karanoviç: Nëse perëndimi nuk nda Kurtin , çdo gjë është e mundshme

Historiani Ognjen Karanoviç shprehet se m përpara mund të pritet eskalimi i konfliktit në Lindjen e Afërme në raportin Perëndim- Iran, por nuk përjashtohet mundësia e konfliktit në Kosovë nëse perëndimi nuk e vetëdijeso dhe ndal Kurtin.

“Në Kosovë dhe Beh nuk pres konflikte të gjera të armatosura, por mund të ketë tensione të reja. Padyshim , nëse perëndimi politik nuk ndal dhe nuk ndërron Kurtin, presionet e tij politike shabllon me ndihmë të dhunës, për fat të keq mund të nxis konflikt të përmasave të gjëra, por shpresoj se politika perëndimore ende është e vetëdijshme ta heq këtë të çmendur nga skena politike, po them shpresoj, por nuk besoj” tha ai.

- Advertisement -

Të fundit

SHBA, Franca dhe Gjermania u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të jenë vigjilentë në Turqi

Franca dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje sonte qytetarëve të tyre në Turqi që të jenë “vigjilentë” ndaj...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -