16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Prokuroria rinis procedurat ndaj Gjukanoviqit, presidenti malazez po hetohet se si erdhi deri tek milioni i parë

Kryeprokurori special, Vladimir Novoviq ka rihapur hetimet lidhur me kallëzimin penal që OJQ MANS e ka dorëzuar në atë prokurori.

Këtë lajm e ka konfirmuar për portalin Libertas, zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonji.

- Advertisement -

Portali rikujton se kallëzimi penal i MANS është refuzuar nga ish-SDT Milivoje Katniq, raporton vijesti.me.

Libertas kishte një pasqyrë të raportit që Prokuroria Speciale ia dorëzoi Komisionit Evropian verën e kaluar në përgjigje të kërkesës së tyre për të shpjeguar se çfarë kishin ndërmarrë dhe çfarë kishin përcaktuar në lidhje me kallëzimin penal të paraqitur nga MANS.

Prokuroria i ka njoftuar se në cilësinë e qytetarëve kanë marrë informata nga Dushko Ban, Zheljko Mihailoviq dhe Predrag Mitroviq dhe se të tre kanë mohuar se kanë shkelur ligjin, ndërsa nuk e kanë marrë në pyetje Gjukanoviqin.

- Advertisement -

Ndryshe, Lëvizja qytetare që e udhëheq kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, URA përshëndeti rihapjen e procedurës së Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) në rastin e bërjes së milionit të parë nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -