13.1 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prokuroria reagon pasi Haki Abazi përmendi zhdukjen e mostrave të Deharit

- Advertisement -

Për deklaratat që i tha sot për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari, Prokuroria Speciale do ta ftojë për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

- Advertisement -

Në njoftimin e prokurorisë, dërguar mediave thuhet se prokuroria ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit Abazi.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit. Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë dhe prej kamerave të sigurisë dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.

Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.

- Advertisement -

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi Abazi në konferencën e thirrur nga ai.

E lidhur me këto deklarata, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se do të t’i ftojnë për intervistim deputetin Haki Abazi dhe pas tij kryeministrin Albin Kurti.

“Po, do t’i ftojmë për intervistë deputetin Haki Abazi për të dëshmuar lidhur me pretendimet e tij dhe pas tij kryeministrin Albin Kurti”, deklaroi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -