22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Prokuroria merr vendimin e fundit kundër Feros

Prokuroria Themelore në Gjilanë e ka dorëzuar kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit kundër Feronit Shabanit, të njohur si Fero.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e Themelores së Gjilanit.

“Themelore ne Gjilan, brenda afatit ligjor, parashtron kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale Sulmi. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore shkruan Gazeta Insajder.

“E ka lëshuar një këngë të Unikkatilit”, avokati i Feros tregon detajet se si erdhi deri të rrahja e qytetarit nga reperi

Fero është arrestuar dje nga Policia pasi shihet në një video duke sulmuar me grushte një qytetar brenda një veture.

Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit e cila ka njoftuar se të njëjtit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, SuIm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

SuImoi me grushta e shqelma një qytetar në veturë, arrestohet reperi Fero

Video ekskluzive: Këngëtari Fero e suImon me grushta e shqelma një qytetar në veturë

 

Të fundit
Lajme të lidhura