8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Prokuroria e Policia me aksion nëpër disa lokacione në Prishtinë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që nga mëngjesi përfshirë disa lokacione në nivel të Kosovës.

- Advertisement -

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj shtoi se ky aksion është realizuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

- Advertisement -

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri.”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -