16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Profesori universitar për rastin e 11-vjeçares: Kanuni i Lekës do ta zgjidhte më së miri

Profesori univeristar, Blerim Latifi ka reaguar ndaj rastit ku dyshohet se një 11-vjeçare në Prishtinë u dhunua nga pesë persona për shtatë orë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky është një rast tragjik për shoqërinë e Kosovës, duke shtuar se Kanuni i Lekë Dukagjinit do ta zgjidhte më së miri këtë çështje.

Latifi më tej ka thënë se mëshira për dhunuesit është formë e padrejtësisë.

“Mund të dukem i ashpër, anakronik, e në kundërshtim me konceptin liberal të drejtësisë, por rastin e këtyre pesë monstrave që e kanë përdhunu një 11 vjeçare, Kanuni i Lekës e kish zgjidhë ma së miri. Mëshira për monstra të tilla, është formë e padrejtësisë!”, shkroi ai. 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -