4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Profesori serb: Serbia kapitulloi më 1999, me Marrëveshjen e Brukselit më 2013 Kosovën e njohëm edhe formalisht

- Advertisement -

Në një debat televiziv në Serbi në “Nova”, profesori universitar Ognjen Radonjiq, teksa po debatonte me ish-kryenegociatorin e palës serbe në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Borko Stefanvoiq dhe me liderin e partisë Nova DSS, Millosh Jovanoviq, pati shumë çka për të thënë rreth “çështjes së Kosovës”,

- Advertisement -

S’ka “çështje” të Kosovës, tha ai, në rend të parë. “Ajo është zgjidhur. Kemi kapitulluar më 1999 dhe formalisht e kemi njohur rendin ligjor të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Pra, kjo tashmë ka ndodhur që kohë, dhe kjo pjesa tjetër që po ndodh tash është thjesht rrumbullakësim i pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi një bretkosë që është gatuar që moti, dhe këtë ne s’e kemi vërejtur”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Vuçiq nuk do të mund të kishte ardhur në pushtet pa mbështetjen e Perëndimit dhe koha ka ardhur të përmbush atë çfarë u ka premtuar”, shtoi profesori serb./Insajderi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -