17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Profesori nga Parisi “shpërthen” ndaj Grenellit: Ende s’gjeti punë prej kur i dështoi shitja e Kosovës

Ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar ndaj ish të dërguarit special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kraki ka thënë se Grenell nuk ka gjetur punë, “prej kur i dështoi shitja e Kosovës”, përcjell Kosova ime.

Ai ka e quajtur Grenellin “rrugaç diplomatik”. Kraki ka kritikuar edhe përkrahësit e Grenellit në Kosovë, duke thënë se ata po tmerrohen sa herë Kosova forcohet si shtet.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Kqyrne idolin e beratave duke i tregu Fukujames kush është Albini.

Nëse ia hidhni një sy postimeve të tij në Twitter, e kuptoni që ky idiot ende s’ka gjet pune prej kur i dështoi ’shitja’ e Kosovës.

Dhe a dini çka është më e gërditshme se vet Grenelli, janë këlyshët e tij shqiptarë këtu në Fb dhe gjithandej skutave, të cilët tmerrohen sa herë Kosova forcohet si shtet.

Këta janë fiks si zagarët që lehin kur s’duhet dhe e fusin bishtin në mes kur duhet.

Ikni o qyrra e kqyrne idolin e juaj në çfarë krijese është shndërru. Po qysh keni fytyrë more ende me fole kur 2 vjet rresht e keni glorifiku këtë rrugaçin diplomatik.

Të fundit
Lajme të lidhura