-2.7 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 08:21

Profesori i UP’së: Vuçiq po e teston Bidenin, Kosova po merret naivisht dhe emocionalisht me presidentin serb

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha po konsideron se Kosova s’duhet të merret në mënyrë naive dhe emocionale me tema koti që i nxjerr Aleksander Vucic si ne rastin e fundi kur krahasoi konfliktin e ngrirë Nagarno-Karabakh me Kosovën.

- Advertisement -

Aleksander Vucic, në një paraqitje publike, tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë mund të esklaojnë sikurse kishte ndodhur me konfliktin e ngrirë ndërmjet dy shteteve Nagarno-Karabakh. Për këtë arsye, ai kishte thënë se duhet të përmbyllet problemi me Kosovën në mënyrë që as gjeneratat e ardhshme të mos kenë probleme më.

Berisha ka vlerësuar se reagimi i zyrtarëve shtetërorë të Kosovës vjen edhe për shkak të inferioritetit postkolonial në raport me Serbinë.

“Është koha e fundit që Kosova të përqëndohet në punët e veta, duke mos përfillur as Vuçiqin as Serbinë. Marrja kështu në mënyrë naive, emocionale me të, vetëm sa humbë dhe shkatërron energjitë e zhvillimit dhe të emancipimit shtetëror. Është punë koti, pra. Dhe, shprehje e ndjenjës së inferioritetit postkonlonial”, ka shkruar Berisha, në një reagim në Fb.

Berisha kërkon nga Shteti të caktojë agjendën e të mos lejojë që Vucic të përcaktojë se çka duhet të bëhet e flitet nga shqiptarët e Kosovës.

“Është një sharllatan që mbijeton duke krijuar skandale me ndërhyrjet banale në Kosovë dhe duke zhvendosur agjendat e shtetit tonë në tema koti. Kështu ishte edhe me retorikën e tij demagogjike për mundësinë e “shkrirjes e konfliktit të ngrirë” në Kosovë me krahasimet koti me kontestin në Nagorno-Karabakh. Politika dhe qeveritarët duhet të kuptojnë më në fund, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që duhet t’ia caktojë agjendën vetes. Ky është thelbi”, ka shtuar ai.

Por, gjithë këtë deklaratë, Ibrahim Berisha, një prej themeluesve të LDK’së dhe ish-gazetar i Rilindjes, e konsideron se Vucic e bëri për të testuar administratën e re në SHBA siç kishte ndodhur me trenin serb kur kishte fituar Donald Trump.

“Si një president me peshë të imët ndërkombëtare, me këtë retorikë, deshi të bie në sy dhe të testonte reagimin eventual të Administratës së re amerikane të Presidentit Bajden. Ngjashëm, në fazën e parë të Tramp në Shtëpinë e Bardhë, pushteti serb pati testuar reagimin e Administratës me një problem të shpikur: trenin e famshëm me mbishkrime serbe”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, Presidenti i Serbisë Vuçiq po mbijeton në skenën ndërkombëtare duke bërë lojë me shtetet ku janë qeveritarë shqiptarët.

“Ai është i injoruar nga të gjithë fqinjët, pos Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Atë e injoron Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hecegovina, Hungaria dhe Bullgaria”, ka shtuar ai.

Të fundit

MPJD e Kosovës mbulohet nga flamuri kuq e zi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është mbuluar ngjyrat kuq e zi. Flamuri kombëtar kuq e zi është vendosur në ballë te ndërtesës së...

Haxhiu: Veprimi i Arban Abrashit vepër penale, të veprojë policia e prokuroria

Anëtarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi nuk ka respektuar masën e vetizolimit pas infektimit me...

Haradinaj: Nëse doni ta nominoni Murat Jasharin për president, mblidhni nënshkrimet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shprehet e bindur se lideri i saj, Ramush Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Por,...

Veliu apel llapjanëve para zgjedhjeve: Mos bini pre e interesave të VV’së

Ministri i Mbrojtjes, Agim Veliu, njëherësh edhe ish-kryetar i komunës së Podujevës, i ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë të dalin masivisht në zgjedhje. Veliu, përmes...

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID – a do të dënohet me 500 euro?

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një shkelje tërëndë ligjore. Pas nëntë ditëve që ka njoftuar se është i infektuar me virusin Covid-19,...

E ulët: Mjeku i QKUK’së e quan “gërxhul” Isa Mustafën, pyet nëse akoma është gjallë

Nuk janë të rralla komentet ofenduese ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës. Një i tillë është lënë edhe sonte në shkrimin...

Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga...

Të tjera nga rubrika