2.2 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Profesori britanik kritikon qasjen e BE-së, thotë se po bëhet lojë në kurriz të Kosovës

Profesori nga Britania, Aidan Hehir, thotë se Bashkimi Evropian po bën lojë ne kurriz të Kosovës për ta qetësuar Serbinë. Tutje, ai deklaroi se Kryeministri Kurti arriti një marrëveshja me të mirë krahasuar me atë që iu ofrua të hënën.

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia pas disa përpjekjeve e diskutimesh në Bruksel arritën një marrëveshje për targat. Por detajet e plota të kësaj marrëveshje akoma nuk janë paraqitur për publikun.

Megjithatë ujdinë për targat po e cilëson si shumë të rëndësishme për Kosovën, hulumtuesi nga Westminster University, Aidan Hehir. Ai thotë, se kjo marrëveshje dallon nga ajo se çfarë iu propozua kryeministrit Albin Kurti gjatë ditës së hënë.

“Marrëveshja e arritur mbrëmë është e ndryshme nga ajo që u propozua të hënën e cila u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Marrëveshja e re përmban një angazhim shtesë për të dyja palët që të përqendrohen plotësisht, si çështjet urgjente në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, siç u prezantua këtë shtator nga BE e mbështetur direkt nga Franca dhe Gjermania. Këto elemente shtesë përbëjnë fitore të rëndësishme për Kosovën edhe pse mbetet shumë punë për t’u bërë”, tha Hehir.

- Advertisement -

Britaniku, shprehet i bindur se në rast se procesi i dialogut i lihet BE-së, atëherë ka pak gjasa që të ketë sukses. Sipas tij veprimet e fundit nga Bashkimi Evropian, lënë dyshime të mëdha për mënyrën se si po trajtohet Kosova.

“Nëse procesi i lihet BE-së për të ndërmjetësuar, atëherë ka pak perspektivë për sukses. BE-ja ka treguar edhe një herë se ka vendosur të qetësojë Serbinë në kurriz të Kosovës. Deklaratat e Borrelit dhe shtyrja e mëtejshme e vizave për Kosovën, lënë dyshime se BE-ja po angazhohet në interes të Kosovës. Ndërkaq roli kyç i SHBA-së në lehtësimin e kësaj marrëveshjeje tregon se ajo vepron me më shumë kohezion si ndërmjetës sesa BE-ja.
Nëse SHBA-të përfshihen më drejtpërdrejt, ekziston mundësia që Serbia të detyrohet të heqë dorë përfundimisht nga politikat e saj penguese dhe destabilizuese”, theksoi Aidan Hehir nga Westminster University.

Ndërkaq publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se gjërat më në fund po lëvizin në drejtimin e duhur. Por për Janjiq problem mbetet se si do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës.

- Advertisement -

“Marrëveshja e arritur tregon se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë rast bashkëpunoi ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në anën tjetër edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bëri hapa para që t’i ndal tensionet etnike. Problemi kryesor tani është se si do të kthehen serbët ne institucionet e Kosovës meqë ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Mendoj se do të kaloj edhe pak kohë deri sa të normalizohen plotësisht marrëdhëniet”, deklaroi Janjiq.

Nga Bashkimi Evropian kanë bërë të ditur se së shpejti pritet të zhvillohet edhe një takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -