Policia ka bërë të ditur se dy ditë më parë, patrullat e njësisë rajonale të trafikur rrugor në Prizren me të marrë informatën për gara të shpejtësisë, kanë intervenuar dhe kanë hasur në pesë vetura të cilat veçse po përgatiteshin.
Në komunikatën e lëshuar për media, policia bën të ditur se shoferët janë shoqëruar në polici dhe më pas ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 150 euro për kundërvajtje dhe më pas të njëtjtit janë liruar.
Komunikata:
Parandalohen garat e shpejtësisë , gjobiten 5 kundërvajtës në Prizren
Prizren, 04 Mars 2024
Me date 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar .
Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë.