22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Privoi nga jeta studenten pasi e refuzoi për martesë, do të ekzekutohet live në televizion

Një i ri që privoi nga jeta studenten egjiptiane para universitetit pasi ajo refuzoi propozimin e tij për martesë, do të ekzekutohet në transmetim direkt televiziv.

Kështu vendosi sot një gjykatës, shkruajnë mediat e huaja.

Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë.

Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.

“Transmetimi, qoftë edhe i një momenti në nisje të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit”, shkruan Gjykata në letrën e dërguar Parlamentit.

Verdikti ka ende mundësi apelimi dhe avokati mbrojtës Farid El-Deeb tha se do ta bëjë së shpejti.

El-Deeb është një nga avokatët më të njohur në Egjipt, teksa ka qenë ministër i mbrojtjes së ish-presidentit të vjetër Hosni Mubarak.

Të fundit
Lajme të lidhura