16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Prezantuesja e njohur kosovare e lëshon vendin bashkë me dy fëmijët e saj

Shikuesit e “RTV 21”, e njohin mirë prezantuesen dhe gazetaren Myrvete Qerkezi, e cila ka prezantuar formate të ndryshme televizive.

Prezantuesja, përmes një shkrimi të lënë në faqen e saj në Facebook, tregon se po largohet nga Kosova, drejtë një rruge me shpresa më të mëdha.

- Advertisement -

“Ne të tre, drejt një rruge të gjatë. Drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetën tonë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plote:

Ne të tre, drejt një rruge të gjatë. Drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetën tonë.
Jam e vetëdijshme deri në qiell se do të na mungojë ky vend me të mirat e të këqijat që i ka.
Në këto momente të ndjeshme dua t’i kujtoj vetëm të mirat që mi dha Kosova.
Ky vend mua personalisht më ofroi shumë mundësi. Isha me fat që dita me i shfrytëzua dhe realizuar shumicën nga ato mundësi. Isha me fat që pata rreth meje njerëz të mirë që më ndihmuan dhe më mbështetën në realizmin e ëndrrave të mia.
Në rrafshin profesional dhe të jetës sime në përgjithësi.
Krenohem me shoqërinë që pata. U jam falënderuese, mirënjohëse e kurrë nuk do t’i harroj.
Isha e bekuar që u rrita dhe u edukova në këtë vend.
Isha me fat që pata pranë familjen time që më përkrahu gjithandej ku pata nevojë. Më qëndruan afër dhe më dhuruan dashurinë prindërore e familjare pa të cilën zor se do t’ia arrija.
Sa e madhërishme qenka mbështetja e familjes. Sa sublime qenka dashuria që ta dhuron familja.
E tani, teksa po ndahem nga Kosova ime e dashur e po shkoj shumë larg saj për të jetuar, nga zemra i shprehi dëshirën time të pafundme se do ta vizitoj sa herë të më jepet mundësia. Këtë vend të dashur për mua nuk do ta lë të më mbetet vetëm pjesë e ëndrrave të mia.
Miq të dashur!
Ju kolegë të mi të respektuar!
Familja ime që më je zemra e shpirti im!
E ti Kosova jonë e dashur!
Ju pafsha të qeshur, të hareshëm, të gëzuar e duke lulëzuar çdo ditë të lume!

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -