16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Prezantimi i flamurit turk në takim, Matoshi i reagon presidentes: A jeni more normalë, gardianja e Kushtetutës, me dyja këmbët mbi të

Publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar pasi që dje në takim të presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Komunës së Mamushës, Adbdülhadi Krasniç, u prezantua flamuri i Turqisë si simbol zyrtar.

- Advertisement -

Në një shkrim në Facebook, Matoshi ka thënë se një gjë e tillë është shkelje e Kushtetutës, teksa ka vënë theksin në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore.

“Shkelje e dyasnshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kodovar për simbolet!? Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket! Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

- Advertisement -

Për përdorimin e simboleve turke si zyrtare në takim me presidenten nga ana e Krasniç ka reaguar edhe njohësi i rrethanave politike, Nexhmedin Spahiu.

I njëjti ka akuzuar Osmanin për shkelje kushtetuese, si dhe ka shtuar se simbolet e huaja shtetërore mund të përdoren vetëm në takime me diplomatë të huaj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -