18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Pretendimet e familjes së ua grabiti vajzën, Hoxhë Avdiu: E shërova nga magjia, prindit të saj ia kam kërkuar dorën

- Advertisement -

Familja Iseni ka ngritur akuza të rënda kundër hoxhës Vesim Avdiu, duke pretenduar se ai ua ka grabitur vajzën pa lejen e tyre. Megjithatë, sipas versionit të hoxhës, martesa është kryer në kushte fetare, me lejen e babait të vajzës.

- Advertisement -

Hoxha Avdiu pretendoi për një histori të gjatë miqësie me vajzën, dhe se “nuk ekziston ajo që po flitet,” tha ai, duke argumentuar më tej se ka pasur lejen e prindit të saj.

“Nuk ekziston ajo që po flitet se unë e kam marrë pa leje e pa kurorëzim. Vajzën e njoh që nga mosha 10-vjeçare pasi ka qenë nxënëse e imja më pas ka vazhduar studimet në Egjipt dhe është kthyer. Më pas ka qenë edhe paciente e imja pasi e kam shëruar nga magjia. Në momentin që ajo e ka marrë veten, kam shkuar te prindi i saj e kam kërkuar dorën dhe më ka dhënë leje”, ka thënë Avdiu në Klan Kosova.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -