fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Presidentja Osmani pyetet në Itali pse po heshtet që Ibrahim Rugova u konvertua në katolik

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Itali ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, “Corriere Della Sera”.

Osmani në këtë intervistë është pyetur edhe për presidentin historik, Ibrahim Rugova dhe për bindjen e tij fetare.

- Advertisement -

Gazetari e ka pyetur Osmani se pse është mister se a është konvertuar Rugova në krishter.

“E keni takuar Papën edhe në Romë, por pse ka kaq shumë mister në Prishtinë për Ibrahim Rugovën, babain historik dhe presidentin e parë të Kosovës, i cili u konvertua në krishterim në shtratin e vdekjes? A nuk doni të shqetësoni opinionin publik të shumicës myslimane?” – ishte pyetja e gazetarit.

Osmani u përgjigj duke thënë se nuk mendon kështu dhe se në Kosovë ka harmoni fetare, duke shtuar se Rugova ka qenë personi që i jepte zë të pëzërëve.

“Nuk mendoj kështu. Në Kosovë ka harmoni të madhe fetare. Dhe për ne nuk ka rëndësi nëse dikush është mysliman, katolik apo ortodoks. Figura e Rugovës është e vështirë të shpjegohet me fjalë. Ai ishte personi që i jepte zë të pazërit. Ai krijoi aleanca në mbarë botën dhe hapi dyert e vendeve të forta për një komb të vogël si Kosova. I jemi mirënjohës edhe për miqësinë me Gjon Palin II, i cili u tregua një nga mbështetësit më të bindur të lirisë sonë.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -