fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Presidentja Osmani në Paris zhvillon takime me miq e aleatë të Kosovës: Bashkëpunimi me ta është parësor

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani në Paris, takime me miq e aleatë të Kosovës: Bashkëpunimi me ta është parësor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është lajmëruar prapë nga vizita e saj në Forumin për Paqe në Paris.

- Advertisement -

Këtë herë, Osmani ka njoftuar për takimet që ka pasur me homologët e saj nga Estonia, Liberia, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët ajo i quajti aleatë e miq të Kosovës.

Përmes një shkrimi, Presidentja theksoi se bashkëpunimi me ta është parësor.

“Bashkëpunimi me miq dhe aleatë është parësor teksa përpiqemi t’i tejkalojmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë”, shkroi ajo.

Gjatë diskutimeve në Forum të Paqes, Osmani ka thënë se duke qenë që kontinentit tonë po i sfidohet siguria, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të bazuar në vlerat e përbashkëta.

- Advertisement -

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -