7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Presidentja Osmani deshifron planin franko-gjerman: Ja çfarë synon Berlini dhe Parisi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka dhënë detaje për atë që po quhet iniciativa franko-gjermane.

Osmani ka thënë se kjo nismë synon intensifikimin e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tutje ka sqaruar se gjermanët dhe francezët planifikojnë të grupojnë disa çështje në një dokument të vetëm për të arritur një marrëveshje mbi to.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se Berlini dhe Parisi duan që çështje të tilla t’i diskutojnë në kuadër të një dokumenti të vetëm dhe jo të ndara veç e veç meqë do të merrnin vite kohë, shkruan Gazeta Express.

“Kjo nënkupton që shumë çështje që në fillim kanë qenë të planifikuara të trajtohen veç e veç, në marrëveshje të ndara të cilat do të mund të merrnin vite të tëra, ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm, në mënyrë që intensivisisht të tejkalohen dallimet dhe të arrihen marrëveshje sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos lejojmë që interesat e Rusisë dhe satelitëve të tyre për tensionim të situatës në rajon të mbizotërojnë”, ka thënë Vjosa Osmani para mediave, raporton Gazeta Express.

Shefja e shtetit ka thënë se në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e Scholz dhe Macron të cilët do të sqarojnë në detaje synimin e tyre.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se ky është një propozim dhe se do t’iu mbetet pastaj palëve të japin qëndrimin e tyre.

“Ata do të sqarojnë në detaje, se cilat mendojnë se janë çështje që mund të grupohen, dhe që në afat më të shkurtër kohor të mund të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit”, ka thënë Vjosa Osmani.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -