16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Presidentja hungareze: Të hiqen vizat për Kosovën sa më shpejt

Presidentja hungareze, Katalina Novak, pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ka thënë se Hungaria do të mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.

Sa i përket dialogut ajo tha se ky proces duhet që të vazhdohet dhe se duhet të gjendet kompromis ndërmjet palëve.

- Advertisement -

“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha Novak.

Presidentja e Hungarisë u shpreh se integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhje afatgjate, që të ruhet edhe paqja në rajon.

“Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd duhet të vazhdohet dhe palët negocuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe ta ruajnë paqen e këtij rajoni. Roli i tyre është të gjeni kompromis. Integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhja afatgjate””, shtoi presidentja hungareze.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -