28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Presidenti slloven i dërgon letër Këshillit Evropian, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti slloven Borut Pahor i ka dërguar sot një letër presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në të cilën i ka kërkuar që të liberalizohen vizat për Kosovën, si dhe që t’i jepet Bosnjë e Hercegovinës statusi i vendit kandidat, njoftoi sot Zyra e Presidentit të Sllovenisë.

Pahor beson se nevojiten hapa konkretë për ta zgjeruar Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor, raporton gazeta sllovene Delo.

Në një letër drejtuar Michelit, ai tha se mbështet përpjekjet për t’ua dhënë Ukrainës, Gjerogjisë dhe Moldavisë statuset e shteteve kandidate për anëtarësim në BE, por tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në letër, Pahor gjithashtu bëri thirrje për dhënien e dritës jeshile nga BE-ja për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe kërkon që negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi të vazhdojnë më shpejt.

“Jam shumë i bindur se BE-ja është përgjigja për të gjitha pyetjet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti slloven në një letër drejtuar Michelit.

Të fundit
Lajme të lidhura