25.7 C
Pristina
23 Qershor, 2021 - 23:17

Presidenti kroat ia kthen Vuçiqit: Kosova është punë e kryer

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se nuk e kanë menduar se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, do të shqetësohej për shtimin e numrit të forcave ushtarake të KFOR-it në Kosovë.

Ai para mediave e ka komentuar deklaratën e Vuçiqit, në të cilën presidenti serb kishte pohuar se Serbia është poshtëruar nga rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it kroat në Kosovë.

Milanoviq ka deklaruar se nëse kjo do ta shqetësonte e aq shumë Vuçiqin ai do të bisedonte me të.

“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova u njoh nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë shteteve, kështu që është një punë e kryer, nuk është një provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi në të cilën ranë 30 vjet më parë. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në disa luftëra. Kjo është një mënyrë për të mbajtur votuesit e tyre në tensionin e një lufte 30-vjeçare të papërfunduar.

“Si President i Republikës, unë kam kompetencat që duhet të jenë, dhe ai është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm dhe nuk di se çfarë të bëjë me veten e tij, nëse ai do të bashkohej me BE apo jo, tha ai, midis gjërave të tjera”, ka thënë Milanoviq, shkruan Radiotelevizioni i Kroacisë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese