Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit. Qeveria e re pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Xhaferi tha se si kryeministër do të vazhdojë të punojë “me përkushtim dhe ndershmëri”.
Trajkoviqit i duket interesant njoftimi i KFOR-it rreth gatishmërisë për o…
“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”.
Ndërkaq, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e zgjodhi kryetrarin e ri, Jovan Mitreski.
Partitë do të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri të dielën për të zgjidhur përplasjet, rreth asaj që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta votojë qeverinë e drejtuar nga Xhaferi kurse LSDM-ja thotë se “nuk ka asnjë rast në botë kur një parti që merr pjesë në qeveri dhe të mos e votojë atë”.