5 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Presidenti Biden i shkruan ish-zyrtarit të LDK: Sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori

- Advertisement -

Ish-zyrtar i LDK-së, Faton Bislimi, ka pranuar një letër nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

- Advertisement -

Bislimi, i cili ka shtetësi amerikane, ka treguar se kjo letër është një përgjigje ndaj letrës së tij që në shkurti ia kishin dërguar shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigjen e tij Biden e falënderon Bislimin për fjalët e mira që ka për të.

- Advertisement -

“Ju faleminderit që ndatë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj nga njerëz pasionontë si ju më inspiron mua dhe më jep kënaqësinë për t’ju përgjigjur”, thuhet në letrën e presidentit Biden.

Në letër presidenti Biden flet për sfidat që ka para vetes ShBA-ja, duke u shprehur i sigurt për të ardhmen e Amerikës.

“Gjerësa sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori, unë kurrë s’kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës… Ne mund të kthejmë krizën në mundësi, dhe besoj se Amerika është më mirë e pozicionuar se çdo vend tjetër në botë për të na udhëheq në shekullin e 21”, thuhet në letrën e Bideni për Bislimin.

- Advertisement -

Ish-zyrtari i LDK-së ka treguar se presidenti Biden i kishte shkruar në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -