-0.5C
Pristina
27 Janar, 2021 - 13:18

Premtimi qesharak i deputetit të LDK-së: Pretendoj ta bëjë Kosovën sikur Zvicra e Britania e Madhe

Faton Bislimi i LDK’së ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit, më saktësisht pikën ku Kosova heq dorë nga antarësimet ndërkombëtare.

“Zvicra është bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara para rreth 10 viteve. A mundemi me thanë që Zvicra ka heq dorë nga shtetësia për faktin që s’ka qenë anëtare në OKB? Britania e Madhe që doli nga Bashkimi Evropian, a hoqi dorë nga shtetësia e saj?”, tha fillimisht Bislimi.

Ai tutje ka thënë se ka ambicie të mëdha për shtetin e Kosovës.

“Unë pretendoj me bo Kosovën ma mirë se Zvicra e Britania e Madhe në të ardhme afatgjate. Unë e di që sot nuk është, por nëse ne nuk kemi ambicie me bo këtë vend qashtu, çka lypim ne në politikë”, tha Bislimi në debatin Kallxo Pernime.

Të fundit

Të tjera nga rubrika