9.5C
Pristina
3 Mars, 2021 - 12:54

‘Pranimi i Kosovës është poshtërim i Malit të Zi’: Proserbët kundër qeverisë së re malazeze, duan të kthehen tek ‘mëma Rusi’

Deputeti i Frontit Demokratik dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Strahinja Bulajic, ka deklaruar se pranimi i ‘shtetit të rremë të Kosovës’ është poshtërimi më i madh në gjithë ekzistencën historike të Malit të Zi.

Bulajic nuk kishte parasysh fare se partia e tij se një prej tre parimeve të koalicionit qeverisës ka mos ndryshimin e kursit properëndimor, anëtarësinë në NATO dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Bulajic në një intervistë për portalin pro serb IN4S nga Podgorica gufoi nga fashizmi me zemërimin ndaj caktimit të sanksioneve të Rusisë nga shteti malazez, një turp i madh sipas tij.

Nacionalistët ekstremë serbë si në Beograd dhe në Podgoricë nuk po ju pritet dhe po kritikojnë qeverinë e Krivokapic se po punon ngadalë në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe Rusinë.

“Si më pyesni se a është natyrale nëse vëllai duhet të jetë me vëllain? A nuk duhet që së pari vëllai të kërkoj ndihmë e të këshillohet me të apo me dikë që gjithmonë i punonte kundër tij?”, qahej Bulajic duke konfirmuar atë që i akuzon këta, Milo Djukanovic, se duan të jenë vetëm një vëlla i vogël, shtet vasal i Serbisë.

Bulajic tha se në dy dekadat e fundit pushteti në Mal të Zi ka udhëhequr vendin në “rrugë në të cilën asnjëherë më parë në histori nuk i ka rënë”, duke shtuar se kësaj “ikje nga thelbi dhe mohimi i vetvetes” i ka ardhur fundi, sipas tij.

“Pres që të krijojmë marrëdhënie miqësore ndaj të gjithëve, para së gjithash në rajon, së pari me më të rëndësishmin, më të fuqishmin dhe me atë me perspektivë. Natyrisht me Serbinë” porositi Bulajic.

Nuk mundi Bulajic të mos e fshehë fashizmin e tij duke mbështetur siç e quajnë ‘referendumin’ banorëve të Krimesë që vendosën t’i kthehen ‘mëmës’ Rusi sipas tij.

“Pra, atë që banorëve të Malit të Zi nuk ju lejuar, të themi , me rastin e shtyrjes së dhunshme të Malit të Zi në NATO kundër vullnetit të shumicës së madhe të qytetarëve të saj. Të njëjtin vit edhe disa shtete jashtë BE’së i vendosën sanksione Rusisë, mes tyre edhe Mali i Zi edhe sa do që kjo për dikë ishte groteske. Kjo qeveri ngadalë po vazhdon të njëjtën politikë” u ankua Bulajic.

Kishte paralajmërime nga perëndimi për qeverinë e re malazeze, pikërisht në kohën kur kryeministri i ri i qeverisë Zdravko Krivokapic, po vizitonte selinë e NATO’s në Bruksel, ish diplomati amerikan, Kurt Volkerm, në media i kishte tërhequr vërejtjen pushtetit se po i vëzhgojnë me kujdes dhe se nuk do të tolerojnë lëshime në sektorin e sigurisë, që udhëhiqet nga zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Të fundit

Të tjera nga rubrika