Xhevdet Pozhari, analist i njohur nga Kosova, ka zgjedhur të përzihet paksa në çështjet mediatike në Shqipëri, duke komentuar Big Brother VIP Albania. Dhe duket se nuk i ka pëlqyer fare BBVA analistit Pozhari.
Ai e ka kritikuar dy sekuenca, ku përfshihet edhe Luisi me Kiarën, dy banorë të njohur të BBVA dhe Eni, një tjetër banorë që mbrëmë rrëfeu dhunën në familje.
Ë… të ka rrahur babi, ë? E ka rrahur edhe mamin ë? Ashu ë…
Pasi e shtrydhën si limonin, përfituan prej marketingut, i thanë tash dil prej shtëpisë. Do ta paguajmë qeranë për një kohë.” – shkroi ai.
Në fund, z. Pozhari ka dhënë një përfundim jashtëzakonisht problematik, duke kaluar edhe në racizëm krahinor ndaj Shqipërisë. Pasi i shikoi dy-tri sekuence, ai konkludoi se kemi të bëjmë me “kanibalë mediatikë”.